Details


Rritje e cmimit te kafes
21-04-2025
Të nderuar klient,
Ju njoftojmë se, për shkak të rritjes së çmimeve nga furnizuesit tanë të kafes, kompania jonë do të bëjë një rritje të çmimeve për produktet tona. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më datën 01.05.2025.
Rritja e çmimit është një masë e nevojshme për të përballuar rritjen e vazhdueshme të kostove të lëndëve të para, duke përfshirë kafen, që ka pësuar një rritje të konsiderueshme në tregjet ndërkombëtare. Këto ndryshime janë të reflektuara në çmimet që ne marrim nga furnizuesit tanë, dhe është e domosdoshme që të përshtatim çmimet për të ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimeve që ju ofrojmë.
Ne angazhohemi të vazhdojmë t'ju ofrojmë produkte të cilësisë më të lartë dhe shërbim të shkëlqyer, si gjithmonë, dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.
Me respekt,
Oniks SHPK
Read more

Ndryshimi i çmimeve të kapsullave
23-12-2021
NJOFTIM - Ndryshimi çmimeve 23 Dhjetor, 2021 - FERIZAJ
Read more

Ndryshimi çmimeve
01-11-2021
NJOFTIM - Ndryshimi çmimeve
1 Nëntor, 2021 - Ferizaj
Të nderuar konsumatorë Në treg që nga fillimi i vitit 2021, të gjitha produktet në përgjithësi kanë patur ngritje çmimesh.
Që nga Prilli 2021, edhe tregu i kafes është shtrenjtuar. Ne kemi menduar se ndoshta nuk është kohë e duhur (për shkak pandemisë), dhe kemi qëndruar me çmimin e njejtë.
Por nga Tetori 2021, kafja përsëri është shtrenjtuar, që kjo nuk ka ndodhur zakonishtë 2 herë në vit, dhe ishte e papritur.
Mëqense ne nuk mundemi t'i përballojmë më kësaj situate, dhe të gjithë ne jemi prezent në rritjen e kostove në treg siç janë: transporti, shërbimet etj. jemi të shtyrë që edhe ne të ndryshojmë çmimin, andaj nga data 1 Dhjetor 2021 çmimi i kafes do të ndryshoj, pra çdo kilogram kafe do të shtrenjtohet nga 0.50 Eur, respektivisht edhe produktet tjera si në vijim:
Gran Espresso Pako 6 kg - 108,00 Eur
Sheqer Pako 10 Kg - 12.00 Eur
Althaus çaj filter pako 20/qese - 2.20 Eur
Çokollatë pluhurë 1 kg - 6.00 Eur
Qumësht 0.75 kg - 6.00 Euro
Me respekt
Oniks SHPK
Read more

Oferta me e madhe 12 Pako + 1 Aparat
01-10-2021
Oferta Aparat + 12 Pako Lavazza Dolce Gusto Compatibile
Për vetëm 99.99 Eur
OFERTA ËSHTË E LIMITUAR
Read more


Mos e le për Shije, merri krejt Ngjyrat
22-09-2021
Oferta me e fuqishme
Shfrytezojeni - TRANSPORTI FALAS
Read more

Lavazza Compatibile
04-06-2021
Tash kemi 5 lloje të kapsullave Lavazza Compatibile që përshtaten me aparatet e Necafe Dolce Gusto
Këkto kapsulla mund t'i porositni përmes websajtit:
https://blej.lavazza-ks.com
Read more


Oferta Pro Espresso
11-03-2021
Oferta PRO Espresso
Blej aparatin LB Classy Mini dhe merr 200 kapsulla falas
Aparati punon vetëm me kapsulla të sistemit Lavazza BLUE.
Sasia e limituar
Garancioni 6 muaj
Mund të kontaktoni në viber ose whatsapp ne +383 48 600 555
Read more

Oferta e fundvitit 2020
21-12-2020
Blej Aparatin LB Classy Mini për 170 euro dhe merr 2 pako gratis me të njejtin çmim.
Read more

Ndryshimet e çmimit
21-12-2020
Të nderuar konsumatorë
Viti 2020 ishte një vit me shumë sfida të paparashikueshme. Aq shumë shkaktoi probleme COVID-19 saqë çdo gjë u kthye në mbijetesë. Pas ndryshimeve të çmimeve të kafes nëpër botë, ne zgjodhëm të mos bëjmë ndryshime, që përballimi sfidës të na ishte më i lehtë
Pasi që përsëri jemi të detyruar për të vazhduar, ju njoftojmë se që nga data 1 Janar 2021 çmimet e reja do të jenë si më poshtë. Tashmë keni mundësi t’i bleni produktet edhe ndaras.
Me rrespekt - Oniks SHPK
Read more
Online SHOP
22-12-2020
Tashme e kemi hapur edhe 'shitoren' në web.
Të gjithë mund të porositni për teritorin e Republikës së Kosovës produktet Lavazza Online.
LINKU: blej.lavazza-ks.com
Read more

Dyqani Ferizaj
24-01-2020
Tash mund të bleni direkt edhe në dyqanin e posahapur në Ferizaj. E kemi ndarë një hapësirë për të gjithë ju.
Së shpejti edhe me befasi të tjera...
Produkte të ndryshme janë në dispozicion.
Ju mirëpresim
Read more